AA
Në Klinikën e Neurokirurgjisë në Shkup, për herë të parë është kryer një operacion në tru me sistemin e stereotaksisë, një metodë minimalisht invazive që mundëson marrjen e saktë të mostrës nga indi i trurit me drejtim tredimensional, përcjell TV21. Ndërhyrja u krye nga një ekip i udhëhequr nga dr. Robert Shumkovski, dr. Ivica Kocevski, dr. Lulzim Agai dhe dr. Radmila Pangovska, me mbështetjen e ekspertëve nga Brazili.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaroi se kjo ndërhyrje përfaqëson “një kapitull të ri në neurokirurgjinë e Maqedonisë” dhe se metoda do të mundësojë trajtim të pacientëve me sëmundje neurodegjenerative brenda vendit, pa nevojë që ata të dërgohen jashtë shtetit.
Pas reagimit të Kuvendit Studentor në Universiteti “Nënë Tereza” lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën
Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpaguş, në një program iftari të mbajtur në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dënoi lëshimin e raketave iraniane drejt Turqisë, duke e