Moment historik për skuadrën nga Andorra, nuk kishte ndodhur kurrë më parë
Zhgënjim i hidhur për Ballkanin e Ilir Dajës. Kampioni i Kosovës në futboll, nuk ka arritur sërish të kalojë në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Suharekasit u eliminuan në rundin e parë të Ligës së Kampionëve nga skuadra e Andorrës, Santa Koloma me rezultatin 6:5 pas ekzekutimit të penalltive.
Kampionët e Andorrës marrin pjesë në garat evropiane prej vitit 2010. Deri para sfidës së kthimit ndaj Ballkanit, ata kishin zhvilluar 17 ndeshje kualifikuese duke pësuar 17 humbje. Fitorja ndaj Ballkanit ishte e para për ekipin nga Andorra në arenën ndërkombëtare.