Momenti kur pjesëtari i sigurimit të Speciales nervozohet me mjekun që përqafoi Thaçin
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën te babai i tij në QKUK, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Me të dalë nga aty, Thaçi përshëndeti me dorë nga larg të pranishmit, ndërsa vazhdonte qëndronte afër tij një nga mjekët ku në fund edhe përshëndetën duke u përqafuar.
Por, një gjë e tillë nuk i ka pëlyer një pjesëtari të sigurimit të Gjykatës Speciale, i cili ia ka bërë edhe me gisht mjekut në fjalë.