Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë
Sport

Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

June 16, 2024

AA

Të shtunën Spanja e nisi kampanjën e tyre në Kampionatin Evropian 2024 me një fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj Kroacisë. 

Që të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, teksa autorë të tyre ishin Alvaro Morata, Fabian Ruiz dhe Dani Carvajal. 

Një ndër momentet që shkaktoi polemika ishte momenti kur Rodri shkaktoi penallti pas një ndërhyrje të palejueshme ndaj Bruno Petkovic. 

Shumë tifozë pretenduan se ai e meritoi kartonin e kuq, për shkak se ishte lojtari i fundit dhe i mohoi një mundësi të pastër shënimi kroatëve. 

Por, situata nuk qëndron kështu dhe gjyqtari e ka marrë vendimin e drejtë, bazuar në vendimin e fundit të ligjvënësve të futbollit.

Ndërhyrja e Rodrit gjatë sezoneve të kaluara do të ishte ndëshkuar me karton të kuq. 

Sidoqoftë, IFAB, ligjvënësit e futbollit, vitin e kaluar i “relaksuan” rregullat për mohimin e një mundësie të pastër shënimi. 

Rregullat tani thonë se kur lojtari i mohon kundërshtarit një mundësi të pastër shënimi duke kryer një shkelje në përpjekje për ta fituar topin brenda zonës së penalltisë, duhet të trajtohet si një sjellje josportive dhe të ndëshkohet me karton të verdhë. 

Për fat të mirë të Spanjës dhe të Rodrit, Petkovic dështoi të shënojë nga pika e bardhë ndërsa goli i shënuar pikërisht në atë aksion u anulua më pas nga VAR-i.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Një person gjendet pa shenja jete në motelin “Flamingo” në

November 28, 2026
Kosovë

Në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, Shqipja bashkë me

November 28, 2026
Kosovë

E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje

November 28, 2026
Kosovë

Kurti nga Prekazi: 28 Nëntori bashkon Krujën, Vlorën dhe Drenicën

November 28, 2026
Maqedoni

Blerant Ramadani me urim për 28 Nëntorin: Qoftë e përjetshme

November 28, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5271
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15661
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Një person gjendet pa shenja jete në motelin

Një ngjarje e rëndë në rrethana të dyshimta ka ndodhur në fshatin Shupkovc në Mitrovicën e jugut, pasi që një

Kosovë

Në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, Shqipja

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, ajo ka vizituar bashkëshortin e saj Rexhep Selimin

Kosovë

E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe

Amir Hoxha ka kërkuar falje publike për përdorimin e fjalës “palaço” ndaj Bashkim Jasharit, duke njoftuar njëkohësisht dorëheqjen nga pozita

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.