Monkada: Himenezin e kemi ndjekur që nga koha te Kruz Azul
Geoffrey Monkada, kreu i ‘scouting’-ut te Milani, foli për merkaton e fundit, veçanërisht aktive, të kuqezinjve.
“Ishte shumë e rëndësishme të bënim diçka në merkato. Ndryshuam strukturën e ekipit për t’i dhënë më shumë alternativa trajnerit dhe pritshmëritë janë të larta. Kemi Ligën e Kampionëve dhe kampionatin, prandaj ishte thelbësore të vepronim në merkato.
Himenez?
Një tratativë e vështirë, por e njihnim që nga koha e tij te Cruz Azul. Kemi pasur gjithmonë kontakte me të. Në këtë merkato mësuam se kishte një mundësi. Me klubet holandeze është gjithmonë e vështirë, por ai shtyu shumë për këtë transferim dhe ishte një profil që e dëshironim prej kohësh. Ishte e rëndësishme të sillnim një numër 9 dhe ai e plotëson këtë rol”.
Monckada foli gjithashtu për Zhoao Feliks dhe Çukuezen.
“Për portugezin, gjithçka varet nga ne dhe nga ai. Nëse ndihet mirë, mundësia ekziston gjithmonë. Do të diskutojmë me Çellsin në verë. Për Çukvun mund të them se do të qëndrojë me ne. Është një opsion tjetër për krahun e djathtë dhe jemi të kënaqur”.