“Monstra gjendet mes nesh”: Një vajzë publikon foto të sallamës të shpuar me gozhda, i lënë për ti mbytur kafshët
Në rrjetet sociale shpesh publikohen fotografi nga përdoruesit për johumanitetin e individëve ndaj kafshëve, ndërsa fotot ku shihet një copë sallami e shpuar me një numër të madh gozhdave dhe e lënë për kafshët në Gjorçe Petrov shkaktuan një numër të madh të reagimeve dhe komenteve negative.
Një vajzë në Facebook ka postuar dy foto nga një copë sallam që është hedhur nëpër rrugët në lagjen e Shkupit, Gjorçe Petrov.
“Monstrat ecin mes nesh!” Gjatë një shëtitjeje me qentë e gjetëm këtë në Gjorçe. Një foto do të thotë më shumë se çdo fjalë. Kujdesuni për kafshët tuaja shtëpiake! Dhe shpërndajeni që të informohen sa më shumë njerëz. Vendndodhja: Gjorçe, rruga Via Ignatija”, ka shkruar ajo në një postim në grupin “Milençinja” në Facebook.