Mori pjesë në protestat pro-Palestinës, arrestohet aktorja e famshme e ‘Euphoria’
AA
Aktorja Hunter Schafer, e cila ka luajtur në ‘Euphoria’ u arrestua, teksa protestonte për Palestinën të hënën.
Organizata anti-sioniste e udhëhequr nga hebrenjtë konfirmoi për ‘Vulture’ se aktorja ishte në 30 Rock të hënën pasdite kundër paraqitjes së Presidentit Joe Biden me aktorin Seth Meyers.
Fotot nga demonstrata e tregojnë atë të veshur me një këmishë, teksa bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. “Hunter u arrestua në protestë, së bashku me 50 persona të tjerë,” tha një zëdhënës i JVP në një deklaratë. “Ne përgëzojmë angazhimin e saj për lirinë palestineze dhe për një të ardhme të drejtë për të gjithë”.
Fotot dhe videot e postuara në Instagramin e JVP tregojnë protestuesit duke brohoritur dhe duke mbajtur slogane që kritikojnë politikën e jashtme të Biden në Gaza, me mesazhe si “I japim fund rrethimit të Izraelit në Gaza” dhe “ndalo vazhdimin e gjenocidit”.
Kurti takohet me homologun kroat, e adreson vendimin
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic, në margjinat e Asamblesë së
OVL-UÇK-ja apel për protesta të qeta dhe dinjitoze
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fatmir Sopi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive të
Të lindur pas luftës, në ballë të protestave
Mbrëmë, 22-vjeçari Flor Rexha nga Malisheva, me flamurin me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po shkonte drejt sheshit