
Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima
AA
Moti sot në vend do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior.
Siç kumtoi DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 38 gradë.
Në Shkup, paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 37 gradë.
Të mërkurën dhe të enjten do të mbisundojë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Për shkak të depërtimit të masës ajrore më të freskët nga veriu, të premten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pak më i freskët dhe me erë me kushte për shi lokal. Në ditët e fundjavës do të jetë stabil me rritje të temperaturës së ditës.