Mot me vranësira me periudha me diell, kushte për shi të rrëmbyeshëm, breshër, bubullima dhe erë të përforcuar
Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të ketë jostabilitet lokal me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për stuhi të izoluar me shfaqje të breshërit. Do të fryrë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, herë pas here e fortë perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 33 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në pjesë të luginës do të ketë jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të bjerë në 17, ndërsa maksimale do të arrijë 30 gradë.
