Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell
Sot pritet mot me vranësira të ndryshueshme, të shoqëruara me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
MARKETING

Temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta, ku në disa zona do të zbresin deri në -4°C. Gjatë ditës, temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 16°C.
Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë rreth 15°C.