Moti i keq / Rënie gurësh në disa akse të Kukësit, disa zona pa energji elektrike
Territori i Qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar, shoqëruar me erë.
Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.
Subjektet kontraktore kanë punuar gjatë gjithë kohës me të gjitha kapacitetet për mbajtjen funksionale të tyre.
Nuk furnizohen me energji elektrike Nj Adm Margegaj, Bytyq, Bashkia Tropojë. Nj. Adm Golaj, Qendër Krumë, Bashkia Has.Nj Adm Shishtavec, Topojan, Zapod, Bashkia Kukës.
/a.r