Moti sot me shi dhe stuhi lokale, temperaturat deri në 34 gradë
Sot vendi do të përfshihet nga mot me vranësira të ndryshueshme dhe kushte jostabile, të shoqëruara me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.
Në disa zona priten procese më intensive atmosferike, me stuhi lokale që mund të sjellin reshje më të bollshme shiu, erëra të fuqishme dhe breshër të izoluar.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 25 deri në 34 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në disa pjesë të luginës priten kushte jostabile me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të jetë 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 32 gradë Celsius.