
Moti sot me stuhi afatshkurtra dhe reshje të rrëmbyeshme, përmirësim nga fundjava
Sot në vend pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe erë të fortë, ndërsa lokalisht edhe në formë stuhie. Në disa rajone reshjet mund të jenë më intensive, duke kaluar mbi 20 litra për metër katror në kohë të shkurtër, si dhe me mundësi për breshër.
Në Shkup pasdite dhe gjatë natës parashikohet mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të fortë, ndërsa në disa pjesë të luginës priten stuhi afatshkurtra.
Edhe të enjten do të vazhdojë i njëjti tipar i motit – vranësira të ndryshueshme, reshje lokale shiu, erëra të forta mbi 60 km/orë dhe kushte për breshër të izoluar.
Pas kësaj periudhe të paqëndrueshme, sinoptikanët paralajmërojnë stabilizim të motit me diell dhe erë të lehtë nga veriu.