Moti sot në Maqedoni
Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë, me periudha dielli. Pasdite priten reshje të lokale shiu, ndërsa në vende të caktuara do të ketë paqëndrueshmëri me rrebeshe shiu, vetëtima dhe erë të përforcuar.
Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin prej 12 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 26 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë, me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugut. Temperatura minimale do të ulet deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.
Të hënën do të vazhdojë të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë, me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu me intensitet më të dobët. Nga e marta e në ditët vijuese do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, me periudha dielli dhe me ulje të ndjeshme të temperaturave. Temperaturat do të shënojnë rënie për 7 deri në 10 gradë Celsius.