Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Sot moti do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë në mëngjes, ndërsa gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 22 deri në 29 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 27 gradë.
Sipas parashikimeve të DPHM-së, edhe në ditët në vijim moti do të jetë relativisht i ngrohtë. Deri të mërkurën, mëngjeset do të jenë të kthjellëta dhe të ftohta, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Nga e enjtja pritet rritje e vranësirave dhe rritje e temperaturave të mëngjesit. Kushte për reshje lokale shiu do të ketë të premten.