Motrat Hadid dhurojnë një milion dollarë për Palestinën
AA
Modelja me fame botërore Bella Hadid dhe motra e saj Gigi po dhurojnë kolektivisht 1 milion dollarë për të mbështetur përpjekjet e ndihmës në Palestinë, konfirmoi agjenti i modeles.
Një përfaqësues i Bella i tha ‘’se paratë ishin caktuar për shpërndarje të drejtë midis katër organizatave të ndihmës që fokusohen te fëmijët dhe familjet: Heal Palestine, Palestine’s Relief Fund (PCRF), World Central Kitchen (WCK) dhe Relief and Works e Kombeve të Bashkuara.
Çifti, babai i të cilit është manjati palestinez i pasurive të patundshme Mohamed Anwar Hadid, kanë shprehur mbështetjen e tyre për popullin palestinez në konfliktin në Gaza.
“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që preken nga kjo tragjedi e pajustifikueshme dhe çdo ditë nga ky konflikt vriten jetë të pafajshme, shumë prej të cilëve janë fëmijë’’, shkroi ajo në Istagram.
“Ndjej ndjeshmëri dhe dhimbje të thellë për luftën palestineze dhe jetën nën okupim, është një përgjegjësi që e marr përsipër çdo ditë. Ndërsa unë kam shpresa dhe ëndrra për palestinezët, asnjëra prej tyre nuk përfshin dëmin e bërë ndaj një personi hebre”, shkroi ajo.
LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena
VLEN: BDI-ja e vetë pranon se funksionon si
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se edhe njerëzit nga radhët e BDI-së publikisht pranojnë se partia funksionon
Viktima e tretë nga ethet e Nilit Perëndimor,
Gjatë fundjavës ka ndërruar jetë një pacient i infektuar me ethet e Nilit Perëndimor, duke e çuar në tre numrin