MPB: Ekzistojnë baza dyshimi për autorin e mundshëm të vrasjes në Tetovë
Ministria e Punëve të Brendshme sot informoi se pas vrasjes së mbrëmshme të R.T. (39) në rrugën “Shtipska” në Tetovë kanë baza dyshimi për autorin e mundshëm. Dje, vrasja u denoncua në orën 20:35 pas çka policia në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Tetovë ka formuar ekip, i cili ka kryer ekspertizë në rrugën “Shtipska” në Tetovë pas çka janë evidentuar dëshmi dhe gjurmë, njofton Portalb.mk.
“Janë marrë gjurmë për ekspertizë, si dhe automjeti në të cilin ka qenë R.T., i cili është dërguar për përpunim kriminalistik-teknik, ndërsa trupi i tij me urdhër të prokurorit publik është dorëzuar për autopsi. Nga ana e inspektorëve janë realizuar biseda zyrtare me persona – dëshmitarë të mundshëm të ngjarjes, janë kryer kontrolle plotësuese, për të cilët ekzistojnë baza dyshimi për kryerësin e mundshëm të veprës, është lëshuar njoftim qendror për privimin e tij nga liria dhe vazhdojnë masat intevsive operative-teknike dhe aktivitete për pastrim të plotë të rastit”, kumtoi MPB-ja.
12:18 – Prokurori publik ka kryer ekspertizë në vendin e vrasjes në Tetovë, ka kërkuar autopsi dhe xhirime nga videombikëqyrja
Prokuroria Publike sot kumtoi se është kryer ekspertizë në vendin e vrasjes së mbrëmshme në Tetovë, si dhe prokuror publik i ka dhënë të gjithë urdhrat e nevojshme, midis të cilëve urdhër për autopsi dhe urdhër për sigurim të xhirimeve nga videombikëqyrja.
“Automjeti dhe gjurmët tjera janë marë për eksertizë. MPB po vepron për zblim të autorit”, thuhet në informatën e Prokurorisë.
Mbrëmë në orën 20:35 në SPB Tetovë është denoncuar vrasja e një mashkulli të moshë srreth 40 vjeç. Sipas informatës së SPB Tetovë ndaj personi është shtënë derisa ka qenë në automjet.
“Në rrugën ,,Shtipska” në Tetovë, një person që kishte qenë me veturë ,,Mercedes” kishte qëlluar me armë zjarri ndaj veturës ,,BMW” në të cilin ishte personi me inicialet R.T., i cili kishte ndërruar jetë menjëherë nga plagët e marra”, thanë nga SPB Tetovë.
Sipas informatave jozyrtare, vrasja ka të bëjë me rastin e krismave që ndodhën më 11 janar 2024 ku para Spitalit të Tetovës me armë zjarri u plagosën dy vëllezër, njëri prej të cilëve ndërroi jetë disa ditë më vonë.
Policia aso kohe tha se për këtë rast janë të dyshuar pesë persona, katër prej të cilëve u arrestuan.
Në lidhje me këtë rast, të shtëna pati edhe më 11 prill 2024, por nuk pati të lënduar.