AA
Gjatë heshtjes parazgjedhore, nga 01.11.2025 deri në orën 07:00 të datës 02.11.2025, pra deri në hapjen e vendvotimeve, u regjistruan 10 raportime për shkelje të heshtjes zgjedhore, prej të cilave nga tre në zonën e SPB Shkup dhe SPB Ohër, dy në zonën e SPB Shtip dhe nga një në zonën e SPB Tetovë dhe SPB Manastir.
Përveç kësaj, gjatë heshtjes zgjedhore u regjistruan 19 postime në rrjetet sociale, që i referoheshin një thirrjeje për të votuar për kandidatë të caktuar, si dhe videove dhe fotografive të publikuara nga aktivitetet partiake.
Lidhur me votimin, më 01.11.2025, u regjistrua një ngjarje me ç’rast është fotografuar një kuti me fletëvotime në shkollën fillore “26 Korriku” në komunën Shuto Orizarë, gjatë së cilës u ndalua një person dhe po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme në të gjitha zonat, votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe të burgosurve u zhvillua pa ndërprerje të procesit të votimit.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se partia e tij është e gatshme të përballet me zgjedhjet edhe nëse ato
Çmimet e derivateve të naftës në vend do të rriten nga sonte në mesnatë. Vendimin e ka marrë sot Komisioni
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mohon se u paguan sigurim shëndetësor privat deputetëve dhe të punësuarve. Në një demant, Kuvendi