MPB me detaje për aksidentin në autostradën Gostivar-Tetovë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:05, në autostradën Gostivar–Tetovë, pas nyjës “Kamenjan”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në aksident janë përfshirë dy automjete pasagjerësh: një veturë e tipit “Mercedes” me targa austriake dhe një “BMW” me targa të Tetovës.
Si pasojë e përplasjes, tetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transportuar me autoambulanca në Qendrën Klinike të Tetovës, ku po marrin trajtim mjekësor.
Nga MPB bëjnë të ditur se, për shkak të kryerjes së këqyrjes inspektuese në vendngjarje, qarkullimi në këtë segment rrugor po zhvillohet vetëm në një korsi.
Autoritetet kompetente po hetojnë shkaqet e aksidentit.