AA
Të gjitha njoftimet për vendosje të mjeteve shpërthyese në shkolla në Shkup dhe në Kumanovë janë të rreme, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) pas kontrolleve të kryera.
– Në SPB Shkup dhe SPB Kumanovë dje rreth orës 18:00 është raportuar se në adresat e e-mailit të 30 shkollave në Shkup dhe 17 shkollave në Kumanovë kanë arritur mesazhe për gjoja të vendosura mjete shpërthyese në shkolla. Janë ndërmarrë menjëherë masat dhe aktivitetet e duhura, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Pas raportimeve për bomba të dërguara me e-mail, dje të gjitha aktivitetet e pasdites në ato shkolla u ndërprenë, ndërsa nxënësit u dërguan në shtëpi.
Përfaqësuesi i Lëvizjes “Arbëria”, Bekim Fazliu, ka akuzuar BDI-në për qëndrimin e saj lidhur me zgjidhjen e propozuar për mbajtjen
Propozim-ligji me të cilin duhet të rregullohen struktura dhe funksionimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut do të duhet
Ushtarët profesionistë në Maqedoninë e Veriut do të mund të vazhdojnë të punojnë në ushtri edhe pas moshës 45-vjeçare, deri