
MPB zgjat orarin e sportelit për lëshimin e “Certifikatës së shtetësisë” në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se, për shkak të rritjes së numrit të kërkesave, sporteli për lëshimin e “Certifikatës së shtetësisë” në Njësinë për çështje administrative – Shkup (në ndërtesën e MRTV-së) do të punojë nga ora 08:00 deri në 19:00, me qëllim që të përmbushen të gjitha kërkesat e qytetarëve.
Gjithashtu, MPB kujton se shërbimi për lëshimin e Dëshmisë së shtetësisë është i disponueshëm edhe në formë digjitale përmes portalit uslugi.gov.mk. Flaka Media