Muaji i Ramazanit modifikon kalendarin e Formula 1
Sezoni 2024 në Formula 1 nuk ka nisur ende, por që tani kanë nisur disa modifikime në kalendarin e garave. Kështu, gara e parë sezonale do të zhvillohet më 2 mars, në Bahrein. Pra, ditën e shtunë. FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) ka vendosur që dy garat e para sezonale të këtij viti të zhvillohen ditën e shtunë, për shkak të muajit të Ramazanit qw nis më 10 mars.
Për pasojë, është vendosur që gara e Bahrein të zhvillohet më datën 2 mars. E njëjta gjë edhe me garën e dytë, që zhvillohet pas një jave, në Arabi. Edhe kjo garë do të zhvillohet ditën e shtunë, pra më 9 mars.
Këtë vit do të jenë tri garat që do të zhvillohen ditën e shtunë, gara e tretë është ajo e Las Vegas, që do të zhvillohet më 23 nëntor. Kjo garë zhvillohet ditën e shtunë me orën europiane.
Më pas do të garohet në Australi, më 24 mars (ditën e diel), që është gara e tretë sezonale e Formula 1.