AA
Në Vatikan u zhvillua një takim domethënës midis Muharrem Salihut, kandidatit për Këshillin Rajonal të Venetos me listën e Unione di Centro (UDC) në zonën e Venecias, dhe Shenjtërisë së Tij, Papa Leoni XIV.
Gjatë takimit, Salihu përcolli përshëndetjet e komunitetit shqiptar në Itali dhe shprehu mirënjohjen për rolin e Kishës Katolike në mbështetjen e paqes e bashkëjetesës ndërpopullore.
Ai theksoi gjendjen e vështirë të shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë, në Luginën e Preshevës, ku – siç u shpreh – po ndodh një “spastrim etnik dixhital” përmes pasivizimit të adresave të banimit.
Salihu i kërkoi Papës që Selia e Shenjtë të njohë Republikën e Kosovës, duke theksuar se një hap i tillë “do t’i jepte fund këtij deportimi modern dhe do të ishte një akt i drejtësisë historike”.
Në fund të takimit, ai dorëzoi bashkëpunëtorëve të Papës një material të detajuar mbi situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe mbi nevojën për njohjen e Kosovës.
Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në
Ish-zv.kryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi, në një deklaratë për sdk.mk ka bërë të ditur se ka
Kompania OKTA informon se nga sot mundëson zbritje për të gjithë furnizuesit e saj për karburantin dizel, e cila do