
Muka kapet me Ardian Vehbiun: Ku i ke punimet shkencore që bëhesh akademik?
Studiuesi dhe ish-zv.ministri disa ditor i qeverisë Rama, Taulant Muka, ka “shigjetuar” së fundmi shkrimtarin Ardian Vehbiu, pas një postimi që ky i fundit ka bërë në rrjetet sociale ku sillte një episod aspak të këndshëm për të.
Vehbiu ka treguar se ditë më parë e kishin quajtur “përkthyes” në thelb për ta poshtëruar. E pas këtij postimi të bërë nga ai, ka ardhur dhe një reagim nga ish-zv.ministri i Arsimit, Muka, i cili i ka parashtruar disa pyetje shkrimtarit dhe akademikut.
Ai i drejtohet duke i kërkuar Vehbiut punimet e tij shkencore të cilat e bënë akademik dhe në cilin institucion kërkimor në Amerikë punon që përfitoi këtë status.
“Kur do te ndryshosh teme : me thuaj, ku jane punimet e tua shkencore ne perkthim apo gjuhen Shqipe ne 10-20 vitet e fundit qe u perzgjodhe anetar i jashtem i Akademise se Shkencave ne vitin 2020? Dhe ne cilin institucion kerkimor ne Amerike punon qe perfitove statusin akademik i jashtem ne vitin 2020?! Kjo eshte pyetja juridike dhe shkencore qe ngre, dhe qe ka rendesi per kombin tone!
Te gjithe perkthyesit jane vlere e çmuar e shoqerise, por kur perkthyesi behet shkencetar ka kritere qe duhet te plotesohen. Nuk te ben shkencetar perkthimi apo shkrimi i librave artistik, as shkrimi i nje artikulli ne gazeta!”, shkruan Muka. (Shkrimi pandërhurje i Taulant Mukës)
Theksojmë se Ardian Vehbiu që prej qershorit 2020, është anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
