AA
Politikani dhe biznesmeni nga Peja në Teksas, Gino Mulliqi, ka thënë se ka shumë shqiptarë që punojnë në sektor të ndryshëm në Shtëpinë e Bardhë.
Ai ka deklaruar se tani është momenti që shqiptarët të mendojnë të jenë edhe kongresistë dhe senatorë në ShBA.
“Unë mendoj se ka ardhur koha që politikanët që i kemi në ShBA me prejardhje shqiptare të përfaqësojnë një komunitet amerikan në Kongresin dhe Senatin amerikan. Ne kemi shumë shqiptarë që janë në Shtëpi të Bardhë, ata janë që punojnë prapa kamerave, që nuk dalin para kamerave. Por punën e madhe janë duke e bërë shumë shqiptarë”.
“Pse të mos e kemi një kongresist apo kongresiste, një senator apo senatore shqiptarë. Ka ardhur koha që gjeneratat tash që janë të familjeve që kanë shkuar atje nga vitet e 80-ta dhe të 90-ta të futen në atë lami, së pari të udhëheqin vendin që e përfaqësojnë, që edhe popullin tonë dhe kombin tonë ta ndihmojnë këtu”, ka thënë Mulliqi.

Temperatura më e ulët në mëngjes në orën 7 është matur në Berovë – 3 gradë dhe në Hanet e
Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Të gjitha akset rrugore në vend
Moti në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe me kushte për shfaqjen