
Murati: E drejta për propozimin e krye parlamentarit i takon partisë fituese

Ministri në detyrë i Financave, Hakuran Murati, ka konfirmuar se Albulena haxhiu vazhdon të jetë emri i propozuar për kryeprlamentare.
Ai ua ‘gjuajti fajin’ opozitës për bllokim të procesit.
“Ne edhe sot jemi në seancë, gjithsesi ajo çka duhet të kuptojnë edhe subjketet opozitare që i kanë numrat në kuvend, është se sipas kushtetutës, e drejta për të propozu për kryekuvendar i takon partisë fituese. Kushtetua thotë që të gjithë deputetet duhet të marrin pjesë. Duhet që të gjithë të marrin pjesë dhe të vazhdojmë para. Ne e kemi propozimin dhe sapo te kemi dakordimin për konifrmimin që ka vullnet për zhbllokimin të procesit nga partitë opozitare ne do të vazhdojmë tutje”, tha Murati para mediave. Insajderi.org