Murinjo mund të drejtojë ekipin e Bonuçit dhe Xheko-s?!
Hoze Murinjo në Turqi është më shumë se një sugjerim i thjeshtë. Pas përfundimit të aventurës te Roma me shkarkim, “Special One” mund t’ia nisë sërish nga Bonuçi dhe Xheko-n. Pra, nga dy ikona të Serie A, që tashmë luajnë me Fenerbahçe.
Më konkretisht, Aziz Jildirim, kandidati për t’u bërë president i verdhebluve, raporton “Mundo Deportivo”, ka siguruar se tashmë ka “PO”-në e ish-trajnerit të Interit, Real Madridit, Çellsit etj. për sezonin e ardhshëm. Trajneri portugez thuhet se e ka mirëpritur propozimin e marrë gjatë një takimi të fundit. Për të do të ishte aventura e parë në tokën turke, pikërisht eksperienca e dhjetë si trajner.
Ditët e fundit Murinjo, i cili gjithashtu është tunduar nga klubet saudite për javë të tëra, nisi një “thumbim” drejt klubit e tij të fundit: “E urreja faktin se merresha me gjithçka te Roma. Unë thjesht dua të stërvis skuadrën”.