AA
Ministri për Çështjet Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, më 1 dhe 2 shtator 2025 do të marrë pjesë në Takimin joformal të Ministrave për Çështjet Evropiane që po zhvillohet në Kopenhagë, në kuadër të Presidencës daneze me Këshillin e Bashkimit Evropian.
Në takim, ministrat e vendeve anëtare të BE-së, së bashku me kolegët nga Ballkani Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Turqia, do të shkëmbejnë mendime mbi rëndësinë e kritereve të Kopenhagës si bazë e procesit të zgjerimit dhe mbi konceptin e Integrimit të Përshkallëzuar si mekanizëm për ruajtjen e perspektivës evropiane dhe forcimin e besueshmërisë së procesit të anëtarësimit.
Ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, ka paralajmëruar krijimin e një linje të drejtpërdrejtë hekurudhore ndërmjet Shkupit
Një funksionar i lartë partiak i LSDM-së dhe ish-kryetar komune ka paralajmëruar formimin e një partie të re politike, e
Gjykata e Apelit në Shkup më 10 dhjetor do ta shqyrtojë përsëri në seancë publike rastin e aksidentit tragjik të