
Murtezani në vizitë zyrtare në Kalabri, takime me kryetarët e bashkive Arbëreshe
Zëvendës Sekretari i Qeverisë së RMV-së, Hasim Murtezani ka zhvilluar një sërë vizitash zyrtare në rajonin e Kalabrisë, Itali, me ftesë të kryetarëve të bashkive me origjinë shqiptare, Arbëreshe.
Murtezani u prit fillimisht nga kryetarja e bashkisë Acquaformosa, znj. Annalisa Milione, ku biseduan për trashëgiminë kulturore arbëreshe dhe thellimin e bashkëpunimit me institucionet shqiptare.
Më pas, ai realizoi një vizitë në bashkinë San Basile, ku u takua me kryetarin Filippo Tocci, për të diskutuar mbi ruajtjen e gjuhës dhe identitetit arbëresh në komunitetin lokal.
Vizita u përmbyll në bashkinë Firmo, ku z. Murtezani u takua me kryetarin Giuseppe Bosco, duke ritheksuar rëndësinë e lidhjeve historike mes Shqipërisë dhe komuniteteve arbëreshe në Itali.
Vizita e zëvendës sekretarit Murtezani nënvizon angazhimin institucional për forcimin e marrëdhënieve me diasporën arbëreshe dhe ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët kulturore./ZYRTARE.net/