Musiala: Nuk është Spanja vetëm Lamine, ka shumë futbollist të tjerë të rrezikshëm
Të gjithë presin me padurim çerekfinalen e madhe të Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë, e konsideruar si një finale e parakohshme. Xhamal Musiala, mesfushori i Gjermanisë, ka folur për “Sky Sport”, duke nisur nga përballja me 16-vjeçarin Lamine Xhamal.
“Është vërtet mirë të shohësh e të luash ndaj Lamine, por Gjermania nuk duhet të shqetësohet vetëm për të. Spanja ka shumë lojtarë që i japin vlerë skuadrës dhe janë të rrezikshëm: Niko Uilliams, Pedri… Janë të gjithë lojtarë që mund të vendosin vetë një ndeshje”, tha Musiala.
“Gjithsesi, edhe ne gjermanët kemi lojtarë të tillë të mëdhenj dhe për këtë duhet të kemi besim te vetja. Të dyja skuadrat kanë kualitetin për të arritur në finale. Ne luajmë në Gjermani, duhet të bëjmë përpjekje, të luash turneun këtu në vendin tonë është një nder i madh. Kjo na jep më shumë forcë”, tha më tej mesfushori i Bajern Munihut.
“Nëse e kemi vendin pas, shumë gjëra janë të mundshme, pasi ndjejmë mbështetjen e të gjithëve. Ne duam t’i bëjmë njerëzit krenarë dhe t’u sjellim atyre gëzim. Është një përgjegjësi e madhe, por në të njëjtën kohë edhe shumë argëtuese”, u shpreh Musiala për përballjen e radhës në Europian.