Musiala shënon tripletën e parë për Bajernin, aktivizohet edhe Arijon Ibrahimoviç
Bajerni i Munihu triumfoi me rezultatin 0-4 ndaj Maincit në transfertë në duelin e vlefshëm për raundin e 1/16-ve të Kupës, ku protagonist abslut ishte talenti Musiala, ai ka realizuar një hat-trick, i pari në karrierë, në 45 minutat e para.
Në 11 ndeshje deri më tani, Musiala ka shënuar 7 gola, si dhe ka dhënë 4 asiste në të gjitha kompeticionet. Golin tjetër të sfidës e realizoi Sane në minutën 45+1, ndërsa pesa e dytë nuk prodhoi gola.
Vlen të theksohet fakti se në këtë sfidën pati minuta edhe për talentin me origjinë shqiptare Arijon Ibrahimoviç, i cili u aktivizua nga trajneri Vinsent Kompani në minutën e 77-të të sfidës duke zënë vendin e të dëmtuarit Dajer.