Musk “ngacmon” Zuckerbergun për videon virale që e tregonte miliarderin duke e festuar pavarësinë e SHBA-së
Mënyra unike e CEO-t të Meta, Mark Zuckerberg, për të festuar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, bëri që të reagonte edhe miliarderi tjetër i teknologjisë, Elon Musk.
Më 4 korrik, Zuckerberg postoi një video në Instagram ku shfaqet duke bërë sërf teksa në dorë valëviste flamurin amerikan.
Videoja tërhoqi vëmendje të madhe. Megjithatë, CEO i Tesla-s, Elon Musk, pati një tjetër qasje.
View this post on Instagram
Musk e komentoi videon duke e theksuar stilin e jetesës së Zuckerberg, përcjell Telegrafi.
“Le të vazhdojë të argëtohet në jahtet e tij. Unë preferoj të punoj”, ka shkruar Musk.
May he continue to have fun on his yachts. I prefer to work.
— Elon Musk (@elonmusk) July 5, 2024
Ndryshe, kjo nuk thuhet të jetë hera e parë që Musk e ngacmon Zuckerberg.
Miliarderët kanë qenë në “konflikt” që kur një shpërthim rakete i SpaceX shkatërroi një satelit të Facebook në vitin 2016.
Mosmarrëveshjet e tyre përfshijnë tema si Al dhe praktikat e mbledhjes së të dhënave të Facebook. /Telegrafi/