
Nafie Selmani: VLEN-i t’u kërkojë falje fëmijëve të Nerovës për mashtrim, e Meidanit për sulmet
Nxënësit shqiptarë të fshatit Nerovë në Komunën e Krushevës nuk e kanë nisur vitin e ri shkollor në objektin e ri, siç ishte premtuar nga përfaqësuesit e VLEN-it, por janë detyruar të vijojnë mësimin në godinën e vjetër, të cilën banorët e quajnë të papërshtatshme dhe të rrezikshme.
Reagimin e saj e shprehu edhe Nafie Selmani, e cila tha se VLEN duhet të mbajë përgjegjësi për premtimet e pambajtura dhe sulmet politike:
“VLEN-i t’u kërkojë falje fëmijëve të Nerovës për mashtrim, e Meidanit për sulmet.”
Ajo shtoi se ky është vetëm një shembull i dështimeve të qeverisjes aktuale:
“Pavarësisht premtimeve publike nga përfaqësues të grupacionit VLEN, nxënësit shqiptarë të fshatit Nerovë në Komunën e Krushevës nuk e kanë nisur vitin e ri shkollor në objektin e ri shkollor, por janë detyruar të vazhdojnë mësimin në godinën e vjetër. Kjo është edhe një dëshmi tjetër e dështimeve të njëpasnjëshme të VLEN-it, i cili, në vend që të punojë për zgjidhjen reale të problemeve jetike të qytetarëve shqiptarë, vazhdon të bëjë politikë me premtime të pambajtura dhe propagandë boshe.” Flaka