
Napoli për shkak të rezultatit, vështirë të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve
Rezultatet momentale po ia bëjnë shumë të vështirë Napolit objektivin për të qenë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. Në hapje të javës së 28 të kampionatit, kampionët e Italisë nuk shkuan më tepër sesa barazimi 1 me 1 në shtëpi kundër Torinos, në një ndeshje shumë fizike dhe pak kualitet.
Napoli mbetet në 44 pikë vendi i 7 dhe rrezikon të humbasë edhe me shumë terren nga Atalanta dhe Roma që janë më sipër në renditje. Kampionët e Italisë ndërkohë veç angazhimit në fushë janë tejet intensive në punët administrative dhe organizative të klubit. Kështu pas deklaratës befasuese të presidentit de Laurentis se Napoli do të ndërtojë brenda 2027 një stadium të ri, tanimë mediat italiane bëjnë me dije se klubi do te këtë drejtor të ri duke nisur nga vera, Igli Taren, njeriu që drejtoi Lacion. Vendi i drejtorit tek Napoli ka qenë bosh gjatë këtij sezoni pas largimit të Xhuntolit tek Juventus.