Naser Al-Khelaifi: Trajneri ynë Luis Enrike, nuk largohet nga PSZH-ja
Trajneri spanjoll, Luis Enrike kishte qenë i lidhur me një largim nga PSZH-ja. Mirëpo kjo gjë është hedhur poshtë nga presidenti i skuadrës, Naser Al-Khelaifi i cili ka mohuar largimin e tij.
“Luis Enrike do të qëndrojë me ne. Ne po ndërtojmë një projekt afatgjatë me të, ai e di këtë. Ai është një trajner shumë i mirë… Ne kemi trajnerin më të mirë në botë”, deklaroi Al-Khelaifi para kamerave televizive.
Khelaifi, madje ka folur edhe për fitoren ndaj Salzburgut në Ligën e Kampionëve.
“Kjo ndeshje u jep shpresë të gjithëve. Në futboll nëse nuk shënon është e vështirë. Por unë kam qenë gjithmonë i sigurt.Dy ndeshjet e fundit, ndaj Man. Sitit dhe Shtuttgartit janë finale, të gjithë e dinë këtë”, u shpreh Al-Khelaifi./IndeksOnline/