AA
Bilall Kasami: Tetova po shndërrohet në qendër të ngjarjeve kulturore ndërkombëtare
Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në natën përmbyllëse të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “TiffOda”, i cili u zhvillua në Qendrën e Kulturës në Tetovë.
Kasami ndau çmimin për filmin më të mirë, duke e cilësuar festivalin si një dëshmi të potencialit që ka Tetova për t’u bërë qendër e ngjarjeve kulturore ndërkombëtare.
“Ishte emocion i madh të jem pjesë e një skene ku arti dhe kultura u shndërruan në pasuri të përbashkët të qytetit tonë. Jam krenar që Tetova po ngrihet mbi bazamentin e kulturës dhe po shndërrohet në shembull të gjallë të frymës krijuese”, u shpreh Kasami.
Ai theksoi se komuna do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm festivalin dhe ngjarje të ngjashme kulturore që e vendosin Tetovën në hartën ndërkombëtare të artit dhe filmit.(INA)
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale
Sëmundja e lijës së deleve po shkakton dëme të mëdha materiale dhe po rrezikon ekzistencën e dhjetëra fermerëve në vend.
Pas gjashtë muajsh në arrest shtëpie, ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nesër do të ulet në bankën e të