
Nazim Taipi takim me strukturat e ASH në Komunën e Tearcës
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Nazim Taipi, ka zhvilluar një takim me strukturat partiake në Komunën e Tearcës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Taipi ka bërë të ditur se qëllimi i takimit ishte koordinimi dhe mobilizimi i degës lokale për sfidat e ardhshme politike.
“Takim me strukturat e degës së Tearcës. Si gjithmonë Tearca së bashku dhe fuqishëm drejt së ardhmes!”, ka shkruar ai./Zyrtare.net/