
NBA: Dalin në ankand fanellat e basketbollistëve
Fanellat e veshura nga Majkëll Xhordan dhe Kob Brajant në ndeshjet e para në NBA të karrierës së tyre pritet të shiten për miliona dollarë në ankand. Shtëpia e ankandeve Sothbaj tha se pret që fanellat të shiten për rreth 10 milionë dollarë secila. Shitja e ardhshme nuk do të jetë hera e parë që fanellat nga dy lojtarët yje shkojnë në treg për miliona dollarë. Në vitin 2023, një fanellë e autografuar e Kobe Bryant u shit për 5.8 milionë dollarë. Teksa, një fanellë e Michael Jordan e veshur me lojë në vitin 1998 në NBA u shit për 10.1 milionë dollarë në 2022. /Alsat.mk