Ndahet nga jeta mbretëresha e valles shqiptare, Liljana Cingu
AA
Shuhet në moshën 74 vjeçare mbretëresha e valles shqiptare, Liljana Cingu. Homazhet do të mbahen paraditen e së martës në hollin kryesor të TKOB-së. Valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore është nderuar me urdhrin “Mjeshtër i madh” për kontributin e dhënë.
Në një reagim në Facebook, drejtoresha e TKOB-së, Abigeila Voshtina, shkruan:
“E trishtë ndarja nga jeta e “Mbretëreshës së valles shqiptare”, Lili Cingu. Për vite me radhë, ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u dhënë jetë më shumë se 200 valleve të kërcyera prej saj. Lili Cingu i përket asaj plejade artistësh, që e ngjitën vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës, duke treguar një Shqipëri tjetër, me kulturë dhe folklor të pasur.
Sallës së provave të Ansamblit do t’i mungojë hapi i saj i lehtë, dhe fjala e saj e ëmbël. Por kjo ikje është vetëm fizike, sepse emri i saj do të jetojë bashkë me Ansamblin, e kudo që të kërcehet vallja shqipe, do të jetë edhe kujtimi i Lili Cingut me publikun që aq shumë e deshi dhe e vlerësoi.“
(VIDEO) Qytetarët përgatiten për Bajram, shtohet kërkesa për
Me afrimin e festës së Bajramit, qytetarët tashmë kanë filluar përgatitjet për ta pritur këtë festë të rëndësishme fetare në
(VIDEO) Gashi i përgjigjet Kostadinovskit: Secili të shohë
Kryeparlamentari Afrim Gashi bënë apel për kujdes në deklarata, sidomos kur bëhet fjalë për çështje etnike, referuar deklaratave të kryetarit
(VIDEO) Një vit nga tragjedia në Kocan, familjarët
Një datë që duhej të mbetej një numër i zakonshëm në kalendar, sot është shndërruar në përvjetor të një dite