Ndalet Franca, ndalet edhe ecuria e “pathyeshmërisë” së N’Golo Kante-s
N’Golo Kante i ka dhënë lamtumirën me Francën “Euro 2024”, pasi është eliminuar nga Spanjë. Iberikët fituan 2-1 duke i dhënë fund rrugëtimit të francezëve në këtë turne, por edhe rekordit unik që mbante mesfushori i “gjelave”.
Ai ishte kthyer në “të pathyeshmin” e turneve të mëdha, pasi me të në fushë, Franca nuk kishte njohur asnjëherë humbje në fazën finale të Europianit apo Botërorit.
Në total ishin 20 ndeshje me Kante në fushë në të cilat Franca nuk kishte njohur humbje, duke regjistruar 13 fitore e 7 barazime.
Kjo seri, e cila ishte më e gjata në historinë e futbollit botëror, u mbyll me humbjen 2-1 përballë Spanjës, duke thyer kështu edhe një “mit” që ishte krijuar rreth mesfushorit shtatshkurtër të “gjelave”.