Ndali Vlahoviqin, Empoli poston foton e Ismajlit me shiritin e kapitenit
Ekipi i shqiptarëve i bëri bllokadë bardhezinjve duke mos pësuar asnjë gol. Në fushë padyshim një nga më të mirët ishte mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Ardian Ismajli.
Ai e mbyll dhe sfidën me shiritin e kapitenit, duke qenë se është një prej tyre. Kjo nuk është hera e parë që Ismajli bën liderin për ekipin e tij.
Ndërkohë në faqen zyrtare të klubit është hedhur një foto e mbrojtësit ku shfaqet mjaft i buzëqeshur. Shumë tifozë e kanë komplimentuar futbollistin shqiptar.