Ndalimet masive për manipulim votash në Kosovë/ Autoritetet: Ka hapsirë në institucionet korrektuese
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht ka rreth 800 vende të lira në institucionet korrektuese, në kohën kur në disa komuna janë regjistruar ndalime masive të komisionerëve zgjedhorë për shkak të dyshimeve për manipulim të votave, ndërsa pas përfundimit të procesit të rinumërimit pritet që hetimet të mund të zgjerohen edhe më tej.
Drejtori i Përgjithshëm i ShKK-së, Ismail Dibrani tha se sistemi korrektues nuk përballet me mungesë kapacitetesh dhe se ekziston gatishmëri edhe për skenarë të jashtëzakonshëm.
Sot gjatë ditës është raportuar se në stacionin policor të Gjakovës janë marr në pyetje rreth 60 komisionerët e Malishevës në lidhje me manipulimin e rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.