AA
Nga Ministria e Punëve të brendshme njoftojnë se gjatë ditës së sotme kanë sekuestruar mall i cili dyshohet se është i kontrabanduar, përcjell TV21. Policia mallin e ka gjetur në një automjet me targa të Tetovë, ndërsa janë ndaluar dy persona nga fshati Bllacë.
“Sot (24.07.2025) rreth orës 09:30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare në Çashkë, duke vepruar sipas një plani të mëparshëm për luftimin e krimit ndërkufitar, ndaluan një automjet transportues “Ford Transit” me targa të Tetovës në vendin e quajtur Lumi i Radushës.
Gjatë kontrollit, janë privuar nga liria E.B. (21) dhe një i mitur, të dy nga fshati Bllacë, ndërsa automjeti është sekuestruar për procedura të mëtejshme. Personat janë dërguar në Stacionin Policor në Gjorçe Petrov dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.

Meteorologët kanë paralajmëruar se edhe sot pasdite mund të ketë stuhi. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali
Nga VLEN thonë se sipas një sondazhi të fundit janë partia më e madhe në bllokun shqiptarë. MARKETING “Në sondazhin
LSDM kërkon që Qeveria të publikojë rezultatet e analizave mbi bazën e të cilave është marrë vendimi për përdorimin e