Ndalohet “Mora Fjalë” në stadiumin “Air Albania”, reagon Shkurte Fejza e përlotur…
Këngëtarja Shkurte Fejza ka shprehur indinjatën e saj lidhur me veprimin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, të cilët nuk po e transmetojnë më këngën ‘Mora Fjalë’ në stadiumin ‘Air Albania’ ku luan ndeshjet kombëtarja shqiptare.
Gjatë një diskutimi në emisionin Sports Show, në Klan Kosova, është përmendur Andi Verçani, i cili ishte pjesë e departamentit të komunikimit në FSHF.
Fejza tha se ky i fundit mund të jetë shkarkuar pasi e ftoi atë që të interpretonte këtë këngë në stadium.
“Ndoshta edhe pse bash më ka thirrë mua, e kanë shkarku, mund të jetë kjo arsyeja”, tha Shkurte Fejza.