AA
Me pikëllim të madh është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit, regjisorin dhe shkrimtarin e njohur shqiptar, Enver Petrovci, në moshën 71-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar një familjar i tij.
“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas,” ka shkruar Amir Petrovci.
Kush ishte Enver Petrovci?
I lindur në Prishtinë, Enver Petrovci ishte një nga figurat më të shquara të artit shqiptar. Shkollën e aktrimit e kreu në Beograd, ku u dallua me rolet e para. Pas kthimit në Kosovë, u bë një ndër emrat më të rëndësishëm të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.
Ai themeloi teatrin “Dodona” dhe Shkollën e Aktrimit në Prishtinë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e gjeneratave të reja. Petrovci ka interpretuar role të mëdha klasike si Hamleti, Macbeth dhe Julius Caesar, si dhe ka marrë pjesë në filma e seriale të njohura.
Si profesor dhe ish-rektor i Universitetit AAB, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit dhe kulturës.
Vepra e tij mbetet një testament i përkushtimit ndaj artit, kulturës dhe gjuhës shqipe.(INA)
MPB Maqedoni njofton se sot (06.03.2026) në orën 00:40 në zonën e Kisella Vodës, oficerët e policisë nga SPB Shkup
“Nëse Kiro Gligorov refuzoi 100 milionë dollarë për të ndryshuar emrin e vendit siç thuhet në dokumentet e CIA-s, atëherë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë