Ndërron jetë nëna e Eminemit
Debbie Nelson, nëna e reperit Eminem, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.
Sipas mediave të huaja, Nelson vdiq më 2 dhjetor, pasi ishte duke luftuar me kancerin e mushkërive. Lajmi për sëmundjen e saj u raportua për herë të parë nga mediat në muajin shtator.
Eminem, i cili tani është 52 vjeç, dhe Nelson kishin një marrëdhënie të vështirë gjatë gjithë jetës së saj. Kur ai mori yllin në Hall of Fame, ajo e uroi publikisht.
“Marshall, nuk mund ta lija këtë ditë të kalonte pa të uruar për marrjen e yllit në Hall of Fame”, tha ajo.
Copyright © 2024 Qoxag. All Right Reserved.