Ndërron jetë një nga njerëzit më të pasur në botë
AA
Jim Simons, bashkëthemelues i Fondacionit Simons dhe pionier në financë dhe matematikë, vdiq të premten në moshën 86-vjeçare në New York, shkruan Reuters.
Simons, i njohur për kontributin në investimet sasiore [modele dhe algoritme matematikore për të përcaktuar mundësitë e investimit, ishte pionier në botën e financave në vitet 1980.
Ai përdori teknologjinë më të fundit dhe inteligjencën artificiale për të revolucionarizuar tregtinë dhe për të arritur rezultate superiore në treg.
Përveç arritjeve në financa, zbulimet matematikore të Simonsit hapën rrugën për përparime të rëndësishme në fusha të tjera të ndryshme, përpara se të vendoste ta kthente vëmendjen te filantropia.
Kishte pasuri rreth 30 miliardë dollarë, duke e bërë njeriun e 52-të më të pasur në botë.
Tri vetura digjen brenda disa orëve në Çair
Një seri incidentesh me zjarre ka alarmuar kryeqytetin gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, ku tri automjete
Bizneset kosovare “pushtojnë” Maqedoninë, Komisioni shtetëror i jep
Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës ka dhënë dritën jeshile për transaksionin përmes të cilit kompania “Proex International L.L.C.” nga Prishtina
“Një emër, shumë gjurmë”: Sonte premiera e dokumentarit
Sot, më 20 shtator, mbushen tre vjet nga ndarja nga jeta e profesorit të njohur Nazmi Maliqi. Në këtë datë