
Ndërtimet ilegale në Çair – Përgjimet që përmend Mexhiti tregojnë të kundërtën e akuzës ndaj Ahmetit | VIDEO
Izet Mexhiti, në një intervistë për gazetën Lajm, duke folur për objektet ilegale dhe legalizimet e manipuluara në komunën e Çairit, akuzoi ish-liderin e partisë së tij, Ali Ahmeti, shkruan Flaka Media
“Nëse janë bërë, janë bërë bashkë me të. Sepse ai ka qenë kryetar i partisë. Ka edhe përgjime kur bisedon me Z. Gruevski, pikërisht në këtë temë,” deklaroi Mexhiti.
Por, përmbajtja e përgjimeve që ai përmendi tregon një tjetër kontekst. Në bisedën mes ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmetit dëgjohet:
Nikolla Gruevski: “Kur e bëmë ligjin e ri për legalizim, por edhe kur e formuam qeverinë, ti më the: nëse dikush në të ardhmen bën ndërtime pa leje – ndaloje, mos e lejo, rrënoje kështu.”
Ali Ahmeti: “Po, ashtu është, dhe qëndroj në këtë.”
Nga kjo bisedë del se qëndrimi i Ahmetit ishte për zbatimin e ligjit dhe për rrënimin e ndërtimeve pa leje, duke e bërë të mundshme që Mexhiti, i cili në kohën e përgjimeve drejtonte Komunën e Çairit, të ketë bërë një lapsus në interpretim.
Flaka ua sjell video deklaratat e Mexhitit, Ahmeti e Gruevskit rreth këtij zhvillimi. Flaka Media