Ndeshjet vendimtare për Ten Hag, në gatishmëri trajneri italian
Man. Junajted thuhet se po e shikon ish-trajnerin e Juventusit, Maksimilian Allegri, si zëvendësuesin e mundshëm të Erik ten Hag, pasi fillimi i tyre i mjerueshëm i sezonit vazhdoi me humbjen 3-0 në shtëpi kundër Tottenhamit.
Sipas “Caughtoffside.com”, presioni mbi Ten Hag po rritet dhe seria e ardhshme e lojërave të “Djajve të Kuq” do të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit holandez, pasi disa figura të shquara në klub besojnë se Allegri mund të jetë profili i duhur për të marrë drejtimin, shkruan Football-italia.com.
Man. Junajted ka marrë vetëm shtatë pikë nga gjashtë ndeshjet e tyre të para në Premier Ligë dhe tashmë është tetë pikë prapa liderit Liverpullit, duke mos arritur gjithashtu të fitojë debutimin e tyre në Ligën Europa kundër Tuentes së Holandës, i cili përfundoi 1-1.