
Ndodhi edhe kjo – Shoferi i ndihmës së shpejtë kapet me drogë
Më 14.08.2025, rreth orës 22:00, në rrugën “Vëllezërit Miladinovi” në Vinicë, nga punonjës policie të Stacionit Policor Vinicë në koordinim me Stacionin Policor Berovë, është ndaluar B.R. (29) nga Berova, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjetën marihuanë dhe rizla.
Sipas informacioneve operative të mëparshme, punonjësit policorë ndaluan automjetin “Dacia Sandero” me targa të Berovës, pronë e Qendrës Shëndetësore Publike – Berovë, të cilin e drejtonte B.R. Gjatë kontrollit tek ai u gjet droga, dhe menjëherë u informua prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçani, i cili dha udhëzime që ai të lihej në pranga.
Pas dokumentimit të rastit, kundër B.R. do të ngrihet kallëzim i përshtatshëm penal.